Majlind Lazimi: Integrimi i Shqipërisë dhe MV çështje politike, lobimi nuk është i mjaftueshëm

Majlind Lazimi: Integrimi i Shqipërisë dhe MV çështje politike, lobimi nuk është i mjaftueshëm

Mosndarja nga Maqedonia e Veriut në rrugën e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian duket se penalizoi edhe Shqipërinë.

Por për ish-zv ministrin e Integrimit, Majlind Lazimi njëherazi dhe ekspert ekonomie kjo çështje ka mbetur në paradhomën e BE. Përmes një lidhje Skype për MCN TV, Lazimi tha se konferenca e parë është çështje teknike, ndërkohë që shtoi se BE po përpiqet të ketë një paketë për ti trajtuar me të njëjtin ritëm si Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut dhe lobimi për këtë nuk është i mjaftueshëm.

Çështja e negociatave prej vitesh ka mbetur në paradhomën e BE. Negociatat janë teknike, por për sa i përket konferencës së parë është çështje teknike. Është një çështje bilaterale që ka të bëjë me dy vendet dhe Bullgaria së fundmi është kujtuar. BE po përpiqet të ketë një paketë për ti trajtuar me të njëjtin ritëm. Lobimi nuk është i mjaftueshëm. Besoj që këtu bëhet fjalë për një çështje politike, për këto dy shtete anëtarësimi më duket i bërë nga vendet e mëdha si Gjermania dhe Franca.

I pyetur për ndryshimin e katërt në Kuvend për buxhetin e shtetit pa u mbyllur 6 mujori i parë, Lazimi tha se si shumë vende të tjera edhe Shqipëria po vuan pasojat e Covid-19, por sipas tij investimet për të blerë dronë dhe për të ndërtuar teatrin janë investime që nuk përkthehen në taksa apo punësim.

Edhe Shqipëria si shumë vende të tjera ka pasur dëm të madh nga pandemia. Vitet e fundit ka pasur disa akte normative përsa i përket buxhetit. E kuptoj që ka pasur vështirësi në mbledhjen e taksave dhe duket qartë që qeveria po vuan nga mbledhja e të ardhurave. Është një nevojë e qeverisë për të pasur para dhe për të bërë ato gjëra që duhen bërë. Thelbi është i njëjtë për shkak edhe të pandemisë edhe pse e shikoj me shpresë sezonin turistik që do të përkthehet në më shumë taksa. Qeveria po investon në gjëra që nuk kanë ndikim në lidhje me punësimin.

Lidhur me rritjen e ndjeshme të PPP preferenciale nga qeveria, Lazimi tha se kanë shtuar koston dhe barrën fiskale, ndërkohë që shtoi se borxhi për brezat që do të vijnë do të jetë shumë i lartë.

Skema e PPP-ve me të drejtë ka pasur Kritika sepse mënyra si është aplikuar ka qenë abuzive dhe të pamenduara dhe nuk ka pasur impaktin që pritej, ato vetëm kanë shtuar kostot dhe barrën fiskale. Unë e shoh si filozofi për të shmangur atë që ne themi, për të fshehur rritjen e boxheve. Për brezat që do të vijnë borxhi do të jetë shumë i lartë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy