Roma arriti të triumfonte ndaj Feyenoord-it në stadiumin ‘Air Albania’ me rezultatin 1-0. Lidhur me ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, emocionet dhe pakënaqësitë në studion e MCN Live gazetari i sportit Edi Hajdini evidentoi një problematikë ku sipas tij në tribunën Vip pas të ftuarit Totti ishin ulur shumë politikanë që sipas tij se meritonin.
Ai tha se vendi aty u takonte shumë futbollistëve dhe ish-futbollistëve që janë djersitur me vite në atë fushë të cilët nuk kanë marrë asnjë ftesë.
Francesco Totti ishte i ftuar dje gjatë ndeshjes Roma- Feyenoord në tribunën vip dhe pas tij kanë qenë politikanë që nuk kanë shkuar asnjë ditë në stadium duke u përpjekur për ta shfrytëzuar këtë pjesë për të shpërndarë në rrjetet sociale, duke mos respektuar një pjesë të futbollistëve apo ish-futbollistëve që e meritonin vendin aty. Ka pakënaqësi dhe për shkak të numrit të tifozëve, por nuk duhet të lejohej asnjë politikan të hynte në stadium por duhet të shin futbollistët që janë djersitur në atë fushë të cilët dhe e meritonin, por këtu si gjithmonë politika ka gjithçka në dorë. Pjesa e ish- futbollistëve tashmë në moshë madhore sigurisht që do kishin dëshirën të ishin aty. Për shembull Eduard Abazi nuk kishte një ftesë edhe pse jeton dhe punon jashtë vendit. Si ai ka shumë, por ky është një problem që ka qenë gjithë kohës dhe do vazhdoj të jetë.
Lidhur me zhvillimin e finales, Hajdini deklaroi se Italia mori rezultatin që donte, ndërsa theksoi se një nga momentet më emocionuese ishte shënimi i golit. Sipas tij Jose Mourinhio është përlotur, ndërsa vlen të përmendet se ai hyn në histori si një nga të paktët trajnerë që që ka fituar 3 kompeticione të ndryshme me skuadra atë ndryshme.
I gjithë zhvillimi i kësaj finale duke pasur parasysh në fushën e lojës Roma bëri një lojë tipike italiane, mori rezultatin që deshi dhe mori një trofe sepse kishte vite që nuk fitonte madje as në Itali për gati 12 vite. Kështu që sa i përket ndeshjes të themi se Italia u tregua një skuadër cinike dhe mori rezultatin që donte. Momente emocionuese kishte shumë, si ai i shënimit të golit, pastaj Zanoli që vinte nga një mungesë e gjatë, Abraham zhvilloi një lojë të mirë.Holandezët luajtën një lojë të mirë në pjesën e dytë. Ndërsa Jose Mourinhio derdhi lot në konferencën e shtypit, dhe kjo sepse përveç triumfit të Romës hyn në histori si të paktën trajnerë që ka fituar 3 kompeticione të ndryshme me skuadra atë ndryshme. E vetmja mundësi e tij është se ka 26 trofe të fituara në total sepse ka të tjerë me më shumë. Sa i përket Italisë meqë kalonte një periudhë të vështirë e shihnin këtë finale si të domosdoshme dhe detyrim për ta marrë.
Ndër të tjera Hajdini tha se sa i përket menaxhimit policia e shtetit meriton një falënderim pasi kishin barrën më të rëndë, dhe falë masave të marra u eliminuan edhe konfliktet mes tifozerive.
Në fakt e ndoqa që kur u hapën dyert e stadiumit dhe pash si si slleshin të gjithë në të gjitha planet, policia meriton një falenderim dhe fjalë të mirë sepse kishin barrën më të rëndë, vetëm ato shishe dhe birrat që kishin holandezët kanë qenë mjaft të duruar. Finale janë zhvilluar gjithmonë por skepticizmi ishte i madh dhe sa i përket pjesës jashtë stadiumit gjithçka ka shkuar në perfeksion. Në Roterdam ka pasur shumë rrëmujë, e kundërta në Romë kanë festuar por pa krijuar rrëmujë dhe kaos. Sa i përket Shqipërisë them se pjesa më e vështirë që ishte konfrontimi mes dy tifozerive nuk ndodhi sepse kordonët e policisë nuk e lejuan që një gjë e tillë të ndodhte.



