
Një dasmë si ato në përralla është cilësuar nga mediat ceremonia e martesës së Ganya Usmanos-s, mbesa e miliarderit rus dhe aksioner i Arsenalit, Arsenal Alisher Usmanov, i 37-ti në listën e njerëzve më të pasur në botë.
Ganya është martuar me kampionin e tenisit, Vazha Uzakov.
Shpenzimet e dasmës së zhvilluar në Uzekspocentre Exhibition Centre janë paguar nga oligarku Usmanov.
Nusja është shumë e ndjekur në “Instagram”. 117 mijë ndjekësit e saj i kanë dhënë statusin e një personi me influencë në Uzbekistan.
Për ditën më të bukur, ajo kishte zgjedhur një fustan të dizajnuar enkas për të nga Rami Kadi, markë amerikano-libaneze e modës. / Corriere della Sera /



