Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës/ Ishte në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës/ Ishte në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale A.B pasi u kap duke lëvizur me pistoletë.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Durrës/Kontrolle dhe inteligjencë policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë mundëson kapjen dhe vënien në pranga të 33-vjeçarit.

I arrestuari, në kërkim nga Policia e Tiranës, për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy