
Gazetari Neritan Sejamini tha mbremjën e sotme në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV se trajtimi i ngjarjes në Librazhd nuk kishte asnjë interes publik dhe se ishte totalisht private dhe se kjo gjë tregon vetëm një varfëri të medias shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve.
Në cdo gjë që bën media ka një përplasje mes interesit publik dhe privatësisë. Në rastin në fjalë nuk ka asnjë interes publik, aq sa sot ne nuk e dimë as emrin. Ata janë aq anonim sa është skandaloze dhe shenjë primitivizmi i që merremi me një ngjarje totalisht private dhe merremi me këtë gjë, pa asnjë të mirë. Është varfëria jonë si shoqëri, në një shoqëri ku mungon arti kultura, por edhe në kutimin e varfërisë së medias që kanë harruar qëllim e tyre kryesor, ata po e dëmtojnë interesin publik nga të gjitha anët. Varfëri e medias, varfëri e të gjithë shqiptarëve. Askush nuk mendon se po i shaktërrojmë jetën një gruaje që ka detyrim veç ndaj burrit.



