Strategjia e SPAK për zgjedhjet, Bejko: Formacioni më i interesuar për të bashkëpunuar duhet të jetë opozita

Strategjia e SPAK për zgjedhjet, Bejko: Formacioni më i interesuar për të bashkëpunuar duhet të jetë opozita

Poitologu Roland Bejko e konsideroi pozitive, nismën e SPAK për një strategji për krimin zgjedhor.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, Bejko tha se formacioni më i interesuar për të bashkëpunuar me SPAK-un duhet të jetë opozita

Formacioni më i interesuar për të bashkëpunuar me SPAK-un duhet të jetë opozita. Në rast se opozita do dalë të frymëzojë SPAK-un se ka një pikëpamje negative të frymëzuar nga halli që ka Berisha dhe nga ligjërimi që ka mbajtur ky i fundit duket e quajtur ‘skap’ apo organizatë kriminale apo vegë të Ramës në atë moment opozita do të bëje autogol se i heq mundësinë vetes të mbështesë një institucion që shkon në dobi të opozitës.

Më tej, Bejko tha se asnjë nga palët nuk e do SPAK-un.

Asnjë nga palët nuk e do SPAK-un se SPAK-u të çon në burg. SPAK të nxjerr të palarat e abuzimeve dh e të çon në burg. Premisat më të larta i ka ai që është në pushtet.

Sipas Bejkos çdo koalicion që bëhet përmes partive të djathta sot është legjitim.

Çdo koalicion që bëhet nëpërmjet partive të djathta sot është legjitim. Edhe bashkimi i Alibeajt me Bashën. Unë vetë nuk do të bashkohesha se argumentet për të cilën u ndava nga Basha janë të ndryshme nga ato të Alibeaj, Kullurit etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy