Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë/ Çika: Turqia si forcë rajonale ka ndikim të madh në këtë situatë (VIDEO)

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë/ Çika: Turqia si forcë rajonale ka ndikim të madh në këtë situatë (VIDEO)

Ngjarjet e ditëve të fundit në Ukrainë, kanë sjell efekt të dukshëm edhe në qëndrimin e vendeve të NATO-s.

Pedagogu i marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çika, tha në studion e lajmeve në MCN TV, se sanksionet e vendosura nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë, priten të kenë ndikim të madh.  

Sanksionet ekonomike tregojnë raportin me qasjen që po tregon perëndimi dhe statusi afatgjatë i këtij konflikti. Sanksionet të cilat janë vendosur kundër Rusisë, nuk kanë sjellë rezultate të pritshme nga vendet. Nga ana tjetër, Rusia është mbështetur në eksperiencat e mëparshme, Rusia me njohjet e djeshme është në një veprim i cili është një “de javu”, me të njëjtën mënyrë që ka bërë më Ukrainën, është armë negociuese e cila Rusisë i ka dalur me sukses, dhe nga ana tjetër vendos pozicionin e parë kundrejt negociatave.

Pedagogu Çika e sheh me mjaft ndikim rolin e Turqisë dhe qëndrimin që ka mbajtur presidenti Erdogan, kundrejt veprimeve të Rusisë.

Para se Turqia të jetë aleate e ngushtë me Rusinë, është aleate e NATO-s dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, të gjitha vendet e NATO-s, kanë dal me një qëndrim të përbashkët, edhe Turqia, s’mund të bënte veçim mandej Erdogan ka mbajtur qëndrime të qenësishme, por duhet thënë se Turqia është në pozicion gjeostrategjik dhe është në kufi me Ukrainën, dhe ndikohet në mënyrë të pashmangshme nga kjo histori, dhe ka ndikim të madh në këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy