Të dhënat e përftuara nga studimi tregojnë se femrat janë më të prirura se meshkujt për të përjetuar stres të nivelit të moderuar, ndërsa sa i përket stresit problematik nuk ka diferencë të madhë midis gjinive.
Qytetarët japin arsye të ndryshme për stresin që përjetojnë në punë.
Gjetjet e studimit sugjerojnë gjithashtu se kushtet jo të mira fizike; ngarkesa e punës; orët e zgjatura të punës; rreziku fizik në punë; përgjegjësia për njerëzit e tjerë; marrëdhënie negative me shefin apo kolegët apo paga e ulët ndikojnë në rritjen e stresit tek punonjësit.



