“E paralajmërova Bardhin për ngjarjet në Elbasan”, Turku: Ringritjen e solli Berisha, e votoj për kryetar

“E paralajmërova Bardhin për ngjarjet në Elbasan”, Turku: Ringritjen e solli Berisha, e votoj për kryetar

Mes 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së të zgjedhur në 30 prill ishte edhe ish-ministri Ardian Turku, i cili komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV zhvillimet në selinë blu. Turku zbuloi se e kishte parlajmëruar Gazment Bardhin lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Elbasan, qytetet ku sipas tij të bandat dilnin në rrugë dhe intimidonin njerëzit.  

Kam marrë pjesë në çdo lloj proteste, kurse tani jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Kam pasur kontakte të përhershme me Komisionin e Rithemelimit. Që në momentet e para kur doli problem i shpalljes non grata kam takuar z.Berisha. Pavarësisht se s’jam shfaqur në media, kam qenë aktiv në bazë. Kam qenë gjithmonë i pandarë nga baza. Unë qejfmbetje personale s’kam. I vetmi shqetësim i imi është që vendi nën qeverisjen socialiste s’po ecën mirë. Nuk dua të them që rikthimi im ka lidhje me rikthimin e Berishës, ka të bëjë me interesat e vendit. Nuk e kam menduar që duhet të jemi të përjetshëm në politikë. S’kam qejfmbetje dhe nuk e kam reflektuar, të sulmoj z.Basha publikisht apo ta etiketoj. Të qenit në majë të pushtetit duhet të jetë në bazë të meritës. Mbi mënyrën si është drejtuar PD, kemi folur në bazë për gjërat që shkonin keq. Sidomos mbi dorëzimin e mandateve, kam bërë debate të forta që ku po shkoni që nuk futeni në zgjedhjet lokale. Qyteti i Elbasanit ka qenë me problematika të mëdha. E paralajmëruar Bardhin për shumë nga gjërat që ndodhën. Do shfaqen edhe në të ardhmen. Ato që ndodhën duhen analizuar me kujdes. Nuk kishe si të veproje ndryshe në Elbasan, të fortët dhe bandat dilnin në rrugë. Nuk di çfarë të bësh me njerëzit që intimidojnë haptas. Policia u hapte rrugën dhe i përkrahte“.

Turku u shpreh se diferenca mes Grupit të Rithemelimit dhe pjesës tjetër në PD është thelluar në 9-1 si raport fuqie pas zgjedhjeve të 6 marsit. Ai tha se bashkimi i partisë do të ndodhë në bazë, duke e konsideruar Kuvendin si proces model, ndërsa tendencën për ta deligjitimuar si dashakeqe. Turku tha se do t’i mbështeste emrat e Luçiano Boçit, Agron Shehajt, dhe Belind Këlliçit, për kryetar dhe zv.kryetar të grupit parlamentar, si dhe sekretar të përgjithshëm.

I pyetur se kë do të mbështeste për kryetar të PD, Turku tha se pa problem e jep votën për Berishën, i cili sipas tij solli ringritjen e partisë.

Dua të jem i sinqertë, do kisha dëshirë të ketë shumë kandidat, aktualisht ringritjen e solli vetëm z.Berisha dhe e jap pa problem votën për të. Por do doja të kishte edhe kandidatura të tjera, ndonëse Berisha është hap para tyre“

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy