
Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live ngjarja e ditës së djeshme pranë zyrave të PSD-së nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por është një konflikt mes disa personash megjithëse policia nuk ka dalë ende me një njoftim të qartë.

I ndalur tek lojërat e fatit, Hoxha tha se duhet të legalizohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi paratë po përdoren për të financuar kandidatët për zgjedhje.
Edhe policia vetë nuk ka dhënë sqarim. PSD këmbëngul se ngjarja nuk ka të bëjë me ta dhe procesin zgjedhor. Nëse do ishte e kundërta do ishte incident i rëndë, mbase nga më të rëndat që kemi parë deri tani. Kjo forcë në të kaluarën nuk ka pasur incidente të tilla.
Nga mediat janë sjellë të dhëna se autori dhe i biri kanë pasur përplasje për punë bastesh. Problemi është se bastet edhe pse janë të legalizuara me ligj, nuk janë të legalizuara në territor. Është kaluar projektligji, por nuk kanë dalë aktet dhe nuk është i zbatueshëm.
Është industri, ka qenë e tillë deri ku u ndalua, u fuqizua dhe u dyfishua nga çfarë ishte në janarin e 2019. Kur u bllokua vetëm në formë taksash grumbullonte 360 milionë euro, kishte të deklaruar 16 mijë punonjës. Shteti humb 60 milionë euro në vit nga momenti që është mbyllur. I thotë 360 milionë euro, shifër e madhe që do i shërbente dhe qeverisë.
Kjo nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Ka të bëjë me një konflikt për motive të dobëta. Kemi konflikt mes disa personave, autorëve dhe një personi tjetër. Është e rëndësishme për t’u zbuluar, se nëse ka të bëjë me procesin do të ngelë në raportin e fundit të zgjedhjeve të bërë nga OSBE/ODIHR.
Industria duhet administruar, të minimizohen efektet dhe të përfitosh sa më shumë të jetë e mundur. Të marrësh të mira materiale që ta përkthesh. Kjo nuk ka ndodhur. Kjo industri që vijon të jetë ilegale prodhon kaq shumë të ardhura që do të përfshihen në fushatë dhe efekti që do japë është i madh. Mund të paguash pa pasur nevojë të hysh në sistemin bankar.
Paratë shkojnë te bota e nëndheshme dhe shpërndahen te bota e mbidheshme. Fillojnë që tek policia.
Pikat e lojërave të fatit hapen në zonat ku ka më shumë qytetarë. Mund të ndikojnë në zgjedhje duke financuar kandidatë apo forca.
I ke të shtrira në zonat kryesore të kryeqytetit. Janë pa logo, ose mbulohen me logo të bizneseve të ligjshme. Mund të jetë një brand kafeje, pijesh etj. Por kur lexon këtë tabele, dihet se kush gjendet aty brenda. Sa kohë ne nuk ndërhyjnë dhe nuk vendosim legalizimin e tyre, është e pamundur.



