Panik në ajër, kabina e avionit me të cilin udhëtonte Melania Trump, mbushet me tym dhe bën ulje të detyruar (VIDEO)

Panik në ajër, kabina e avionit me të cilin udhëtonte Melania Trump, mbushet me tym dhe bën ulje të detyruar (VIDEO)

Avioni me të cilin udhëtonte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, bëri ulje të detyrueshme pasi kabina u mbush me tym.

“Çdo gjë është në rregull dhe të gjithë janë mirë”, tha një zëdhënës i zonjës Trump, duke shtuar se incidenti ishte një “çështje e vogël mekanike”.

Reporterët në bordin e fluturimit iu dhanë peshqirë të lagur dhe u tha të mbajnë ato mbi fytyrat e tyre nëse era vjen shumë e fortë", tha një gazetar i NBC.

Avioni i Zonjës së Parë u detyrua të kthehej në zonën ushtarake në Uashington për shkak të incidentit duke shtyrë udhëtimin për në Philadelphia.

Zonja Trump është dashur të udhëtojë në Filadelfia për të takuar familjet e prekura nga abuzimi me opiod, por avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Merillend, nga ku është nisur.

Më parë, presidenti Donald Trump tha se kishte folur me zonjën e parë, pasi avioni i saj ishte detyruar të kthehej në bazën ajrore që ishte nisur vetëm 10 minuta më parë në Maryland.

"Ajo mori një aeroplan tjetër", tha ai për Fox News. "Unë shpresoj se ky avion është më i mirë se i pari".

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi problemin me avionin Boeing C-32A, të identifikuar si “Ylli i shndritshëm”.

Një anëtar i ekuipazhit është cituar nga mediat amerikane duke thënë se një "njësi nuk funksionon mirë" dhe kjo ishte shkaku i incidentit, por Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar se cilat ishin shkaqet që avioni u mbush me tym.

Melanie Trump kohët e fundit bëri udhëtimin e saj të parë të madh të vetëm në Gana, Malavi, Kenia dhe Egjipt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy