
Shume shërbime në Greqi janë pezulluar këtë të enjte pasi vendi është përfshirë nga greva 24 orëshe mbarëkombëtare e thirrur kundër projektligjit te ri të punës të propozuar nga qeveria.
Lidhur me këtë situatë gazetari Etmond Guri tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se e gjithë Greqia është 'paralizua'r, pasi greva ka përfshirë shumë sektore si transportin publik, arsimin, mjekësinë etj.
Duke vijuar më tej, Guri theksoi se protestat janë masive.
Ka një paralizë të plotë në çdo sektor, tek autobusët, interurbanët, linjat hekurudhore, metrotë. Por, edhe mësuesit, mjekët. Vlen të theksojmë që është protesta e parë kaq masive dhe kaq dinamike që është zhvilluar prej vitesh në Greqi. Ka në thelb projektligjin për punën që është goditje ndaj punëtorëve pas shumë vitesh mbas krizës 12 vjeçare që ka kaluar Greqia.
Tubimet kanë dinamikë dhe ka raste kur grupe të caktuara përleshen me policinë. Vlen për tu theksuar pjesëmarrja e madhe masive. Greqia është e paralizuar totalisht për shkak të protestave.
Greqia po vuan për krahun e punës, ka mungesë të theksuar punëtorësh. Ministria nxori një projektligj për punonjësit sezonal nga jashtë, i duheshin 162 mijë punëtorë, kjo dhe për faktin që dhe krahu i punës i specializuar nga Shqipëria ka ndërruar destinacion, ka rritur më tepër këtë problem.
Punonjësi grek e ka të pamundur për shkak të rrogës së lirë dhe kostos së lartë të jetesës, kjo bëri që njerëzit të dalin në protestë.



