Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka akuzuar sot Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare se po mbron kompanitë, lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të figuracionit të automjeteve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se, ai ka kërkuar ndryshim të ligjit, ndërkohë që ka thënë se, sistemi Bonus-Malus iu pëlqen kompanive të sigurimit.



