Rritet çmimi i naftës në Kosovë/ Qeveria ka dyshime për orkestrim, nis inspektimet në terren

Rritet çmimi i naftës në Kosovë/ Qeveria ka dyshime për orkestrim, nis inspektimet në terren

Edhe në Kosovë është shënuar sot një rritje e çmimit të naftës deri në 1.69 euro për litër, pavarësisht se në bursa ndërkombëtare çmimi ka pësuar rënie. Qeveria ka dyshime se niveli i çmimeve është i orkestruar dhe autoritetet kanë nisur inspektimet në terren.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën me dije se:

Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy