Analisti Ilir Kalemaj u shpreh se nuk beson që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së edhe nëse del forcë e tretë në këto zgjedhje. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Kalemaj tha se PS favorizohet nga pjesëmarrja e ulët dhe ndarja e PD-së në dy pjesë.
Pavarësisht se kishim ofertë të shtuar politike, pjesëmarrja ka qenë e ulët, me përjashtim të Dibrës. Ajo që i ka penguar është edhe fakti që s’janë as zgjedhje të përgjithshme. Qytetarët e dinë që pas një viti do ketë sërish zgjedhje, nuk janë finale. PS favorizohet jo vetëm nga pjesëmarrja e ulët, por edhe nga fakti që ka një PD të ndarë në 2, disa mund të thonë edhe tre pjesë. Sepse është edhe pjesa e atyre që janë të zhgënjyer me të dy palët. Më duket e vështirë që edhe nëse del forcë e tretë, Basha të pranojë verdiktin. Nuk besoj se do kemi risi apo surprizë dhe nuk mendoj se në varësi të rezultatit do kemi dorëheqje
Analisti tha se do ishte goditje e madhe morale për kredibilitetin që ka Basha në PD nëse del forcë e tretë. Duke folur mbi skenarët e mundshëm në të djathtën shqiptare pas këtyre zgjedhjeve, Kalemaj tha se Berisha mund të ndahet duke u bashkuar ose jo me LSI-në, dhe mund t’i bashkëngjiten më shumë deputetë.



