Ekspertja e arsimit, Irsa Ruçi, thotë se është i domosdoshëm një studim i tregut, për t’u krijuar të rinjve një panoramë të mundësive të punësimit para se ata të zgjedhin degën që do të ndjekin.

Ka disa degë që quhen degë në modë. Jo sepse ka studim real të tregut. Aktualisht jemi te teknologjia e informacionit. Një i ri nuk e di si funksionon tregu. Ai sheh çfarë zgjedhin të tjerët. Është i nevojshëm një studim i tregut.

Ruçi tha më tej se nevoja për një qasje të re lidhur me arsimin nis që në familje.

Nuk kam parë vende pune ku të kërkohet një vizion, që një i ri të shfaqë një platformë. Mund të jenë 1 mijë veta që e kërkojnë atë vend pune. Duhet të bëhemi më praktikë dhe të shkojmë përtej kësaj. Nuk bëhet kjo, kërkojmë diploma. Duhet të shembim këtë koncept, duhet filluar që nga mënyra sesi prindi e shikon fëmijën. Jemi në të njëjtën linjë. Ndoshta edhe vetë nuk do të kisha zgjedhur degën që zgjodha.