
Aktori i njohur Robert De Niro nuk ka pasur asnjëherë simpati për presidentin Donald Trump. Por një deklaratë e fundit e tij ka shkuar më larg se kaq.
Në një intervistë për tabloidin “Daily Mail”, aktori 74-vjeçar, që ka në pronësi zinxhirin japonez të restoranteve “Nobu” ka bërë një paralajmërim të ashpër: Nëse Trump hyn në ndonjë prej restoranteve të tij, do të shoqërohet menjëherë jashtë.
Por antipatia e tij nuk përfundon këtu. “Nëse do hynte në një restorant ndërsa unë jam aty, do të ikja menjëherë”, ka thënë ai.



