Ish-komandanti i UÇK-së thirret nga Gjykata Speciale në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së thirret nga Gjykata Speciale në Hagë

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, është nisur drejt Hagës për intervistim nga Gjykata Speciale. Syla do të përgjigjet në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës.

Lajmin e bëri të ditur Ismail Syla, Këshilltar i Presidentit Thaçi.

Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish-të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cilado anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë. Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, ka shkruar Syla.

Gjykata Speciale ka ftuar deri më tani për intervistim rreth 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës, ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës, sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy