Raketë kundër shtëpisë së Netanyahut, 3 të arrestuar

Raketë kundër shtëpisë së Netanyahut, 3 të arrestuar

Një raketë u qëllua mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare dhe ra në oborr.

As kryeministri dhe asnjë nga anëtarët e familjes së Netanyahut nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Policia izraelite dhe agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet ka hapur një hetim.

“Shënjestrimi kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu i kalon të gjithë kufijtë. Të lëshosh një raketë në shtëpinë e tij do të thotë të kalosh një vijë tjetër të kuqe. Sot është një bombë e lehtë, nesër është zjarr i vërtetë”, shkroi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir në X.

Tre persona u arrestuan në orët e para të mëngjesit të sotëm, raportoi The Times of Israel, duke cituar burime policore pa dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy