“Burg kush filmon policët”, zemëratë në Francë (VIDEO)

“Burg kush filmon policët”, zemëratë në Francë (VIDEO)

Demonstrata të dhunshme janë zhvilluar këtë fundjavë në Paris, ku mijëra qytetarë kanë denoncuar një projektligj të ri që ndalon filmimin e policisë gjatë procesit të punës. Parlamenti francez aktualisht po shqyrton nenin 24 të projekt-ligjit të Sigurisë Kombëtare, i cili propozon kriminalizimin e filmimit dhe publikimit të imazheve të oficerëve të policisë në detyrë. Organizatorët e protestave pretendojnë se 500 000 mijë persona dolën në rrugë në të gjithë Francën, 200 000 prej të cilëve vetëm në Paris.

Një grupim kundër këtij ligj, i cili përfshin sindikatat e gazetarëve dhe grupet e të drejtave të njeriut, denoncoi gjithashtu skena të dhunshme që tha se u zhvilluan në Paris dhe Lion pas përfundimit të demonstratës. Protestat erdhën pas publikimit të disa pamjeve të tre oficerëve të policisë duke dhunuar një producent muzike brenda studios së tij në Paris. Protesta pati edhe në Nantë, ku pas disa përleshjeve me protestuesit, policia u detyrua t’i shpërndante me gaz lotsjellës.

Të enjten, kryeministri francez, Zhan Kasté, tha se qeveria do të rishikojë formulimin e projektligjit pas skandalit të ri mbi brutalitetin e policisë. Në Paris, mijëra u mblodhën në sheshin e republikës duke mbajtur flamuj dhe parulla që denonconin dhunën e policisë.

Pas kalimit në Dhomën e Ulët, projektligji i sigurisë tani do të duhet të miratohet nga Senati.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy