Simitris Seperis, shqiptari astrolog në Greqi: E kam trashëguar që nga gjyshi në Ersekë, ai prishte magjinë e zezë  

Simitris Seperis, shqiptari astrolog në Greqi: E kam trashëguar që nga gjyshi në Ersekë, ai prishte magjinë e zezë  

Simitris Seperis, është një shqiptar nga Erseka, që në moshën 5 vjeçare jeton në Greqi, që sot është një astrolog i njohur dhe ndër më të kërkuarit në mediat greke.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu rrugëtimin e jetës së tij dhe faktit se si u lidh me astrologjinë.

Unë më mbiemrin jam Sheperi në Ersekë, dhe që 5 vjeç jemi larguar drejt Greqisë, në Seres afër Selanikut, ku edhe u rrita.

Sa i takon astrologjisë, kam prirje nga gjyshi, i cili e bënte këtë punë dhe ai prishte magjinë e zezë të njerëzve.

Në Greqi, unë që në 15 vjeç e kam dalluar vetën se si largohesh nga shkolla dhe shkoja te ato magazinat dhe që shikoni letra, kafetë, etj.

Prindërit më flisnin pse nuk shkon në shkollë, ndërkohë që unë kisha prirje tjetër.

Astrologu Seperis, thotë se letrat u lexon njerëzve për të gjitha rastet dhe mënyrat.

Çdo njeri ka probleme, halle, por janë ca probleme që vijnë nga energjitë, sepse magjia do të jetë derisa të ketë njerëzim.

Unë shikoj letrat, u bëj pyetje se çfarë bëhet, çfarë simptoma keni, më shumë vijnë për tu pajtuar, ka shumë raste të ndryshme.

Magjia më e rëndë që e kam prishur dhe që s’do ta harroj kurrë është një rast që ishte fëmiu gati të vdiste, jemi mbledhur atë natë katër astrolog, dhe kemi ikur në Athinë, në një fshat dhe aty me ekskavator, kemi zbuluar dhe kemi gjetur magjinë e groposur, kishin therë një shqerrë, kjo ishte një magji nga vjehrra që ti vdiste nipi, ka qenë shumë e rëndë si rast.

Unë kam klientë shqiptar, grek, nga të gjitha shtetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy