
Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e 172 të kryeqytetit.
Tension nga tribuna, përplasje në fushë, gola, raste dhe kartona, ishte panorama që karakterizoj këtë derbi në Tiranë.
Gazetari i sportit në MCNtv, Edi Hajdini, tha në MCN live, se kjo situatë ishte e pritshme, duke pasur parasysh renditjen në të cilën janë të dy skuadrat dhe rivalitetin ndër vite mes tyre.
Për vet pozitat ku dy skuadrat kanë qenë në këtë moment të sezonit për shkak të historikut të përmbylljes së këtyre dy klubeve dhe rivalitetit të përhershëm që kanë dy skuadrat, që nga krijimi e deri më sot, edhe ky derb nuk ishte i veçantë sepse pritej e njëjta gjë, e njëjta histori, dhe nuk zhgënjyen pritshmëritë që njerëzit pretendonin nga ky derb, luftën sportive, përplasjet që do të kishte në fushë, sepse pati edhe në fushë, pati dhe në tribuna.
Megjithëkëtë, Hajdini, vlerëson se arbitri i ndeshjes kurseu dy kartonët e kuq kur për Dokën e Tiranës dhe Rrapaj e Partizanit.
Arbitri kurseu dy kartonë të kuq sepse ishte momenti që dy futbollistët, Albi Doka i ‘Tiranës’ dhe Arinaldo Rrapaj i ‘Partizanit’ i tejkaluan limitet në një ndeshje futbolli dhe arbitri i kurseu, duhet të dilnit të dy me të kuqe.
Pastaj përplasjet kaluan në tribuna që në fillim u shtyu ndeshja dhe që vazhdoj më pas edhe në shkallë u desh ndërhyrja e forcave të policisë për të shmangur dy tifozëritë.



