Me pushime në Ksamil, fieraku humb jetën nga një atak kardiak

Me pushime në Ksamil, fieraku humb jetën nga një atak kardiak

Pushimet janë kthyer në dramë për një familje nga Fieri. Një 45-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte me pushime në Ksamil.

Sipas policisë, kryefamiljari me inicialet A. T., 45 vjeç, është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë rrugës kur familjarët po e dërgonin në spital.

Nga informacionet paraprake, mësohet se A. T., ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 26.07.2017, në Ksamil, në një banesë-plazhi, është sëmurur dhe ka vdekur duke u transportuar për në spital i shoqëruar nga familjarët, shtetasi A.T., vjeç 45, banues në Patos Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy