
Një shpërthim i fortë ka goditur “Green Village” të zonës së Kabulit, që mirëpret organizata e personalitet ndërkombëtare, deklaron zëdhënësi i ministrit të Brendshëm të Afganistanit, Nasrat Rahimi. Aktualisht nuk ka raporte për viktima.
Shpërthimi ka ndodhur, ndërkohë që i dërguari amerikan Zalmay Khalilzad është në kryeqytet për diskutime me presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani mbi marrëveshjen "në parim" me talibanët për përfundimin e luftës.



