Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të kandidojë për një mandat të katërt gjatë zgjedhjeve legjislative në shtator të vitit 2017, konfirmoi dje një prej bashkëpunëtorëve të afërt për televizionin amerikan CNN.
“Ajo do të kandidojë për postin e kancelares”, deklaroi kristian-demokrati (CDU) Norbert Röttgen, president i komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Federal gjerman, Bundestag.
“Ajo është shumë e vendosur, e gatshme për të kontribuar për riforcimin e urdhërit ndërkombëtar liberal”, shtoi ai.
“Kancelarja është një prej gurëve të themelit të këtij koncepti politik të perëndimit. Ajo do të kandidojë, ajo do të reagojë si një lidere e përgjegjshme”, deklaroi ai.



