Sekuestrohen 4.6 kg tritol dhe C-4, armë, municione e granata në Durrës, 3 të arrestuar

Sekuestrohen 4.6 kg tritol dhe C-4, armë, municione e granata në Durrës, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës që ushtronin veprimtari kriminale, ndërkohë që janë sekuestruar 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.

Mësohet se personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar "Binomi" janë Barim Flora, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Vjedhja"; Ardjan Gjoka 33 vjeç dhe Jemin Flora 33 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një hetimi njëmujor u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në fushën e trafikimit të armëve, lëndëve eksplozive dhe municioneve, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit.

Bazuar në këto prova, në  vendin e quajtur "Mbikalimi i Shkozetit", Durrës, në kuadër të operacionit "Binomi", u bë kapja dhe arrestimi i këtyre personave. Gjatë kontrollit në automjetin   tip “Land-Rover Frilander”, me drejtues Jemin Flora dhe pasagjerë shtetasit Barim Flora dhe Ardjan Gjoka, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4;

• 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol;

• 3 granata dore luftarake;

• 4 aparate telefoni celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Land-Rover Frilander”.

Po në funksion të procedimit penal të nisur një muaj më parë për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak.

Vazhdon puna për dokumentimin e plote ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Durrës, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy