Borrell: Izraeli nuk duhet të ndërmarrë veprime ushtarake në Rafah

Borrell: Izraeli nuk duhet të ndërmarrë veprime ushtarake në Rafah

BE i ka kërkuar Izraelit të mos ndërmarrë veprime ushtarake në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, gjë që do të përkeqësonte një situatë tashmë katastrofike humanitare. 

Kështu shkroi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në X. 

Të gjithë civilët duhet të mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të respektohet. Ne i kërkojmë edhe një herë Hamasit lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. 

Dje Borrell shprehu shqetësimin e fortë të BE-së për planet e qeverisë izraelite për një operacion të mundshëm tokësor në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë janë strehuar për t'i shpëtuar luftimeve dhe i kishte kërkuar qeverisë izraelite t'i ndalte ato plane.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy