”Prime time” televiziv përfundon duke u marrë me leshtë e Getoar Selimit

”Prime time” televiziv përfundon duke u marrë me leshtë e Getoar Selimit

Emisionet televizive me të ftuar V.I.P  në vend po bëhen çdo ditë e më shumë qesharake. Prezantues që ftojnë miqtë e tyre, kalojnë në biseda personale: “Ça bëre, si kalove mirë”- dhe jo vetëm. Biseda që publikut nuk i interesojnë aspak.

Ermal Mamaqi i cili vjen në Prime Time në ekran me programin e tij mbrëmjeve të shtunave po bëhet çdo ditë e më shumë qesharak. Sensin e intervistës nuk e shohim gjëkundi por një bisedë që përveç Ermalit i ul vlerat edhe të ftuarve që prej vitesh kanë ndërtuar karrierën e tyre me shumë mund.

Në puntatën e fundit Ermali kishte të ftuar Getoar Selimin.

Ermali dukej se Getoarin  e kishte ftuar më shumë për mjekrrën e tij se sa për vitet e karrierës në “Hip Hop”. Publiku nga shtëpia  pyet veten se përse një programt televiziv, I vetëquajtur  i ndjekur, duhet të merret me leshtë e Getoar Selimit, Kaq shumë vlerë dhe  kaq unik  është leshi i reperit?

Mania e aktorëve, këngëtarëve për të bërë rolin e prezantuesit po dëmton misionin e gazetarisë dhe po kthehet në një  berberhanë lagjeje, e mbushur me adoleshentë që merren me lesh e çdo gjë tjetër të padobishme për televizionin.

Nga Ronaldo Sharka

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy