Një 53-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë pasi një masiv shkëmbor ra mbi banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Xibër të Matit, por fatmirësisht anëtarët e tjerë të familjes të cilët ndodheshin në banesë nuk kanë pësuar dëmtime. Sipas policisë, guri është shkëputur nga rreth 100 metra lartësi nga shpati i një masivi shkëmbor, duke çarë murin e banesës. “53-vjecari B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është transferuar në spitalin e Traumës, në Tiranë për ndihmë më të specializuar”, thuhet në komunikatë.



