"UEFA financon FFK-në, por duhet të arsyetohet shpenzimi i mjeteve"

"UEFA financon FFK-në, por duhet të arsyetohet shpenzimi i mjeteve"

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin në konferencën për media ka thënë se shtëpia europiane e futbollit do ta financojë FFK-në ashtu siç financon federatat tjera, por ka theksuar se duhet të dëshmohet destinacioni i parave që merr FFK-ja.

“Për infrastrukturë ne kemi programin ‘hattrick’ ku çdo asociacion futbolli fiton shumën e njëjtë financimi, por për Kosovën është mjaft e madhe. Këto para duhet të dëshmohen se ku po shpenzohen”, ka thënë Ceferin.

I pyetur për formimin e mundshëm të një lige regjionale në futboll, Ceferin nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, por, sipas tij, ende nuk ka pasur diçka konkrete.

“Sa i përket ligës regjionale, situata e sigurisë dhe politike nuk lejon një gjë të tillë dhe është një rrezik për UEFA-n... ndoshta në të ardhmen, por ende nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Ceferin.

Ish-kreu i federatës sllovene, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se Kosova duhet të punojë më shumë në infrastrukturën e futbollit, derisa Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, ka falënderuar Ceferinin për pranimin e ftesës që të vizitojë Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy