Vasili: Kriza energjitike u sfumua brenda ditësh, gjithçka për të mbuluar gropën financiare të OSHEE

Vasili: Kriza energjitike u sfumua brenda ditësh, gjithçka për të mbuluar gropën financiare të OSHEE

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nga studio e lajmeve në MCN TV sqaroi kërkesën e tij nga SPAK për hetim të zyrave të OSHEE duke u shprehur se brenda pak ditësh u raportua një kataklizëm e madhe sa i përket energjisë elektrike dhe pas 6 ditësh sfumohet duke u kthyer në një zgjidhje rutinë.

Teksa e ka cilësuar si një farse situatën, Vasili sqaron ndër të tjera se blerjen e energjisë nga jashtë nuk e beson as qytetari me nivelin më të ulët arsimor, teksa shton se e gjitha vjen si rezultat i korrupsionit dhe kjo bëhet për të mbuluar gropën financiare të OSHEE të cilës do i jepet një ‘transfuzion’ prej 200 milionë euro.

Kam kërkuar hetimin e kryeministrit pastaj OSHEE dhe KESH sepse para pak ditësh i tërë publiku shqiptar u paralajmëruar për një krizë jo të zakonshme dimensione të mëdha dhe patjetër përtej profesioneve si qytetar jemi ndjerë të shqetësuar dhe në panik sepse energjia është e nevojshme. Ky panik i madh publik i pashoqëruar me asnjë argument u shfumua ditën tjetër kur tha se nuk do të ketë rritje të energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla por vetëm për ato të mëdha.

Do e quaj farse këtë sepse një kataklizëm pas 6 ditësh kthehet në një zgjidhje rutinë. Ku ishte kataklizma në këtë mes. Ndërkohë dëgjuam pasi kriza u shfry dolën sheshit se gjendja e kaskadës së Drinit nuk ishte kritike dhe ishte në një gjendje normale.

Kjo gjendje e kaskadës ishte e qartë, në momentin që KESH pjesa e prodhimit shiste energji me çmim të lirë OSHEE blinte me çmim të lartë. Lindin pyetjet pse s’blejmë energjinë tonë? Çështja shkon dhe më tej? Këtë mund ta sqaroj vetëm drejtësia, që në këtë mes kaluam nga një krizë e jashtëzakonshme në një çështje normale.

200 mln euro do i jepeshin OSHEE për të blerë energji, në një vit energjitik poztiv si ka mundësi në një vend që raportin e prodhimit dhe përdorimit e prodhon në vend shumicën. Është e qartë korrupsioni i jashtëzakonshëm kthehet në një gropë financiare dhe 200 milionë euro do bien në kurrizin tim dhe të çdo qytetari.

Për të mbuluar gropën financiare të OSHEE do i jepet një transfuzion prej 200 milionë euro. Keqqeverisja ka marrë dimensione të tilla që s’kanë të ndalur dhe këta nuk mundohen ta rregullojnë por e vadisin me 200 milion të tjera. Indiciet janë të qarta dhe drejtësia duhet të japi sqarimet. Këtë se beson as shqiptari me nivelin më të ulët arsimor që energjia po blihet nga jashtë. Kriza s’mund të përfundoj brenda 6 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy