Gjonaj: Vendimi i Apelit për Dritan Dajtin, i papranueshëm (VIDEO)

Gjonaj: Vendimi i Apelit për Dritan Dajtin, i papranueshëm (VIDEO)

Një ditë pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar nga mbrojtja e Dritan Dajtit, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim për vrasjen e 4 oficerëvë të policisw, ka reaguar Ministria e Drejtësisë. Në një dalje për mediat, ministrja Etilda Gjonaj e ka cilësuar të paprecedentë vendimin e togave të zeza të Apelit për Krime të Rënda, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj kësaj gjykate për korrupsion për sa kohë vetingu nuk është dhënë për ta. 

Një vendim i tillë në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për  ministren e Drejtësisë është e papranueshme, ndërsa shton se nuk do të ndalet së izoluari personat me rrezikshmëri të lartë që vuajnë dënimet në burgje.

Ndërkohë, prokurorët e dosjes së Dritan Dajtit pritet të bëjnë rekurs për  vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në Durrës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2009-s, ku mbetën të vrarë oficerët e policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy