Karamuço: Vëllezërit Beqiraj, “Dumani 2”. Endrit Dokle u shoqërua për dijeni lidhur me ngjarje të rënda (VIDEO)

Karamuço: Vëllezërit Beqiraj, “Dumani 2”. Endrit Dokle u shoqërua për dijeni lidhur me ngjarje të rënda (VIDEO)

Zbërthimin e dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa grupe kriminale dhe vrasje me pagesë, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço e etiketon si “Dumani 2”.

Njëlloj si në rastin e Nuredin Dumanit, rastësia është suksesi më i madh i Policisë së Shtetit, një plumb që u quajt ‘plumbi i artë’ për shkak se u plagos vetë Dumani, u hap një sagë e madhe dhe shumica e deklarimeve u bënë publike.

Kjo solli një sagë krimesh, me 2 të humbur dhe në 7 të vrarë. Rastin Beqiraj, unë e quaj ‘Dumani 2’, por nuk dua të dalin deklarime në media, se mund të kemi prapë të vrarë dhe viktima.

Kush i nxjerr këto, jo kush i publikon. I nxjerr avokati, Oficeri i Policisë Gjyqësore, apo prokurori. Rreziku i nxjerrjes janë vrasje në autostrada.

Duke folur për MCN Live, Karamuço deklaroi se njëra prej armëve të brezit që ju gjetën dy vëllezërve, është kopje e përngjashme e ‘Glock-ut’ të policisë, por dyshohet se nuk është origjinale, por e printuar 3D.

Kemi arritur në nivelin që prodhohen armë të pagjurmueshme. Kemi prodhim të armëve 3D nga Camorra në Napoli me arrestime dhe mes tyre ka pasur shqiptarë.

Nuk është e pamundur që kjo teknologji të ketë ardhur në Shqipëri. Do bëhet shumë e vështirë për policinë shkencore tashmë që do kemi armë 3D.

Ata marrin përsipër vrasje në terrene ku i njohin, quhen kryemjeshtra. Por nuk kryejnë dot jashtë terrenit të tyre. Nga informacionet vëllezërit Beqiraj kanë qenë djem nga më shembullorët, mënyra e përfshirjes së tyre është e paqartë.

Nuk ishin në kufijtë për të qenë shumë profesionistë, se për municionet dhe eksplozivët kishin marrë dikë nga Xhenio, kishim marrë dhe dikë nga policia.

Lidhur me vëllezërit Beqiraj, ai deklaroi se ngjarja po të mos ishte dukur si aksident dhe nga nuhatja e policisë, u zbulua se nuk ishte thjesht aksident dhe gjithçka nga intuita e policëve të thjeshtë, por se ishte shpjeguar me detaje nga personat e rrëmbyer se kush ishte roli i shtetit.

Policia aktualisht është në presionin e 100 ditëve dhe nuk i zgjidh dot nëse nuk ka operacione të mirëmenduara. RENEA nuk mund të jetë pjesë e një krehje të thjeshtë, kemi kapur 2-3 persona për vepra të lehta kriminale. Gjithçka bëhet me arritjen e një objektivi 100 ditë. Lëreni policinë të punojë, jepini motivim financiar mbi të gjitha. Paratë në polici merren në bazë gradash.

Karamuço tha në vijim se përqendrimi i një personeli me 22 persona të DEA-s që së fundmi kanë zyrë në Shqipëri dhe më parë e kishin në Athinë, janë diktuar në problematika të rënda dhe duan të marrin kontrollin e territorit se si zbatohen këshillat që japin, duke u ndalur tek trafiku i drogës.

Ai shtoi se pak ditë më parë ka përfunduar procesi i transkriptimit të të dhënave ndërkombëtare nga Franca në Itali, për grupe të mirëfillta italiane, ku brenda këtyre miliona e miliona të dhënave, kanë dalë edhe të dhëna shumë të rëndësishme që provojnë lidhjen e rimit shqiptar me atë transnacional.

Do të shohim se kush ka bërë çfarë. Ka qenë një aksion i jashtëzakonshëm i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave.

Shoqërimin e Endrit Dokles i dënuar për disa vrasje gjatë së shtunës, teksa ishte me Fation Murataj, i kërkuar nga policia për ngjarje të tjera kriminale, për Karamuçon, vjen nga dyshimet për shkak të përplasjeve me një person që është zhdukur, referuar Ervis Martinaj.

Nuk dihet a e kanë vrarë a ku është. Apo prej ngjarjes së Fushë Krujës ku tre persona u vranë. Ky shoqërohet edhe për arsye të thjeshtë se familjarë, krushqi e tij janë vrarë në Laç.

Shoqërohet se mund të japë informacione për ngjarje të rënda. Por nuk do ia dalin dot për sa kohë lëviz me makina të blinduara. Ruhet nga diçka, ka diçka.

Nga këta policia nuk mund të presë informacion, nuk e merr dot informacionin.

Karamuço ngriti si shqetësim se po rifillon fenomeni i grabitjes në akset rrugore kombëtare.

Sipas tij, policisë i duhet dyfishuar paga nga 1 janari, duke thënë se kjo është mënyra se si stimulohet lufta ndaj krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy