Caca: Berisha duhej të mbante përgjegjësi për humbjen, jo pas ‘plazhit’. PD e ka shitur hapur flamurin opozitar

Caca: Berisha duhej të mbante përgjegjësi për humbjen, jo pas ‘plazhit’. PD e ka shitur hapur flamurin opozitar

Javën e ardhshme pritet të nisë punën legjislatura e re e Kuvendit, si dhe prezantimi i qeverisë së re nga Kryeministri Rama. 

Në këtë kontekst, njohësi i mirë i zhvillimeve politike, arkitekti Gjergji Caca, në analizën e tij për emisionin “MCN Informacion”, komentoi mbi situatën në opozitë pas zgjedhjeve të 11 majit, duke vënë theksin te përgjegjësia e munguar e lidershipit të Partisë Demokratike, jo tani pas ‘plazhit’.

Për humbjen në zgjedhje, Berisha duhej të mbante përgjegjësi që në fillim, jo tani – pas ‘plazhit’. 

Nëse pretendon të udhëheqësh opozitën, nuk mund të kujtohesh për përgjegjësinë katër muaj më vonë, sikur një nënë që kujtohet për fëmijën një muaj pas lindjes. 

Sipas tij, Partia Demokratike, si forca me përfaqësimin më të madh brenda spektrit opozitar,  ka tradhtuar rolin e saj. 

Ai e konsideron të qartë planin e PD-së për të krijuar disa grupe parlamentare me qëllim zgjatjen e kohës në Kuvend, por sipas tij, kjo nuk do të sjellë asnjë rezultat real.

PD po tenton të krijojë disa grupime për të qëndruar më gjatë në Parlament, por edhe sikur të marrin atë kohë, s’kanë as për ta përdorur. 

Në fund të ditës, deputetët e saj janë më pranë Ramës sesa opozitës. 

Vlera reale e PD-së sot në Parlament është zero. 

Ai shtoi se opozita ka dështuar në ruajtjen e moralit politik dhe se tashmë ka "shitur hapur flamurin opozitar".

E para është morali. Edhe nëse je vetëm në fushëbetejë përballë 100 kundërshtarëve, në aspektin fizik mund të humbasësh, por moralisht jo. Opozita e ka dorëzuar armën morale. 

Me këto mandate që ka, nuk do t’i shërbejë veçse rasteve kur do të duhen ndërhyrje për çështje si Gjykata Kushtetuese apo reformime të lidhura me SPAK-un. Dhe ironikisht, Berisha do të shfaqet si promotor dhe iniciator i tyre.

Opozita nuk ka më forcën e përfaqësimit moral dhe nuk e mbron më flamurin e saj.

Morali  është 0 te opozita. Në momentin që PD e ka shitur tesen ose flamurin opozitar hapur nuk e mbron, tani kush do të mbroj atë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy