Grabitja e 10 milionë eurove, Lleshaj: Fajin e ka koncesionari, ne goditëm bandën

Grabitja e 10 milionë eurove, Lleshaj: Fajin e ka koncesionari, ne goditëm bandën

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se shkak për grabitjen e djeshme në Rinas është bërë mosfunksionimi i sistemit të sigurisë së koncesionarit. Lleshaj tha se ditën e djeshme, kur u grabitën 10 milionë euro, nuk është sinjalizuar policia. Megjithatë, Lleshaj theksoi se pavarësisht kësaj, unifrmat blu e kanë kryer me vendosmëri misionin e tyre.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në Rinas, nuk ka funksionuar sistemi i sigurisë së koncesionarit. Kompania kineze e sigurisë ka dështuar në misionin e saj. Nuk është sinjalizuar policia për rastin, edhe pse duhej bërë. Koncesionari nuk ka vepruar siç duhet, duke mos njoftuar policinë. Por policia ka vepruar me vendosmëri duke kryer misionin e saj. Forcat policore kanë vepruar në vend dhe më tej dhe sot kemi prova materiale të rëndësishme. Grupi hetimor ka prova me rëndësi për ngjarjen. Do të merren masa për të ruajtur sigurinë kombëtare”, tha Lleshaj.

Lleshaj shtoi se aktualisht siguria në aeroport është e garantuar dhe shtoi se provat e shumta materiale që kanë mbetur në vendngjarje pas grabitjes do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Autorët e sulmit kanë lënë në dorë të policisë prova të shumta materiale. Pas humbjes së djeshme të një anëtari të saj, banda ka marrë një goditje shkatërruese", tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy