Inteligjenca ukrainase: Putin i shpëtoi një atentati dy muaj më parë

Inteligjenca ukrainase: Putin i shpëtoi një atentati dy muaj më parë

Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar një atentati. Një fakt i tillë deklarohet nga shefi i inteligjencës ukrainase Kyrylo Budanov, i cili zbuloi rastin e Putin, i cili e ka mbajtur botën “nën kontroll” prej tre muajsh tashmë.

I intervistuar nga gazeta ruse Pradva, kreu i inteligjencës ukrainase, zbuloi se si shpëtoi Putin.

“Përpjekja e dështuar daton rreth dy muaj më parë, me luftën që ka nisur tashmë prej 24 shkurtit. Askush nuk ka folur për këtë, por realisht ndodhi. Atentati dështoi në Kaukaz. Kanë kaluar rreth dy muaj tashmë.

Vetë Budanov, duke folur për Sky News këtë muaj, kishte përmendur një sëmundje të mundshme të Putinit “në një gjendje shumë të avancuar”.

Lajmi për atentatin ndaj kreut të Kremlinit, vjen ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet muajit të katërt.

Duke folur për Putinin, shefi i inteligjencës ukrainase tha gjithashtu se ai ka hyrë në një rrugë pa krye dhe do të akuzohet për krime lufte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy