
Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një noterë e cila akuzohet për falsifikim pronash.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se arrestimi është bërë mesditën e sotme dhe mësohet se noterja e prangosur është Majlinda Dibra.
Ajo akuzohet për shpërdorim detyre e falsifikim
"Ndalimi i kësaj shtetase u bë pasi në zbatim të urdhërit me datë 22.03.2018 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për ekzekutimin e vendimit penal me nr. 289, të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, e cila ka vendosur masen e sigurisë “Arrest me burg”, sqaroi policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.



