
Viti 2022 mund të sjellë tensione të shtuara në lindje te Azise. Kina ka paralajmëruar se do të marrë masa drastike në rast se Tajvani bën lëvizje për pavarësi.
“Nëse forcat separatiste në Tajvan provokojnë me pavarësi apo kalojnë vijën e kuqe, ne do të duhet të marrim masa drastike”, ka deklaruar zëdhënësi në Zyrën kineze për Çështje të Tajvanit, Ma Xiaguang.
Kina e konsideron Tajvanin territor të saj dhe synon ribashkimin paqësor, por në dy vitet e fundit ka patur tensione për shkak të presionin diplomatik dhe atij ushtarak.
Ky ishull është pika më e nxehtë aktuale mes Kinës dhe SHBA. Kjo e fundit mbështet hapur Tajvanin duke qenë dhe furnizuesi më i madh i tij me armë.
Gjithsesi Uashingtoni njeh si shtet vetëm Kinën, por pikëpyetja e madhe mbetet nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin nëse Pekini vendos masa drastike ndaj ishullit që përfshin edhe ndërhyrjen ushtarake.
Vetë presidenti Joe Biden ka theksuar se do t’i qëndrojë në krah aleatëve që kundërshtojnë Pekinin.



