Tare: Ligji për investimet strategjike i porositur nga grupet e interesit. Soko: Shteti doli garantor për të marrë prona (VIDEO)

Tare: Ligji për investimet strategjike i porositur nga grupet e interesit. Soko: Shteti doli garantor për të marrë prona (VIDEO)

Studiuesi Auron Tare ndan mendimin se ligji për investimet strategjike është i porositur nga grupet e interesit në qeveri.

 

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se bregdeti shqiptar do jetë totalisht i urbanizuar duke humbur çdo lloj konkurrence me turizmin e vendeve të tjera. 

 

Sipas tij, projektet që kanë përfituar nga ky ligj nuk kanë përmbushur kriteret e një investimi strategjik, por se janë projekte real estate, me apartamente dhe vila luksoze.

 

Ndërsa eksperti i ekonomisë Pano Soko, thotë se ligji u bë qëllimisht i tillë dhe nuk u përcaktua se përfitues do të ishin industritë prodhuese. 

 

Soko shton se ligji u përdor për të marrë prona për investitorin strategjik dhe shteti u fut garantor për marrjen e tokës.

 

Në këtë drejtim deklaroi se ligji la hapësira, në mënyrë që tu ulej kostoja atyre që po zaptojnë bregdetin.

 

Tare

Do të ishte më me interes investitor strategjik në agropërpunim dhe industrinë e lehtë. Një pjesë e mirë e ligjvënësve nuk i njohin ligjet, nuk i lexojnë dhe në përgjithësi vijnë të porositura nga grupet e interesit. Jam i sigurt se dhe ky ligj ka ardhur i porositur në qeveri, nga grupet e interesit. 

 

Unë kam qenë kritik për një kohë të gjatë për mënyrën se si është planifikuar turizmi në Shqipëri. Nga Llogaraja e poshtë nuk ke ndërtim hoteleri, por ke shtëpi të dytë apo të tretë. Shiten vilat tek të pasurit apo të huajit. Kjo është një lloj golemizimi me një nivel pak më të lartë se Golemi. 

 

Shqipëria ka vetëm 400 kilometër bregdet dhe në dhjetë vjeçarin e ardhshëm bregdeti shqiptar do jetë totalisht i urbanizuar duke humbur çdo lloj konkurrence me turizmet e vendeve të tjera. do të kemi vetëm turizëm të urbanizuar. Ndërsa projektet e tjera nuk besoj se kanë përmbushjen e një investimi strategjik, përveçse Sazanit që po diskutohen. 

 

Ndërsa të tjerat janë projekte real estate, apartamente dhe vila luksoze, nuk kanë asgjë për projekte real estate. Qeveritë shqiptare po zgjedhin modelin e gabuar të turizmit, si Turqia apo Spanja dikur. Kanë bërë shumë gabime dhe kanë ende vend për të koorrigjuar. Ne duhet të kishim një strategji më afër turizmit rural. Restaurimin e fshatrave historik dhe kthimin e tyre në njësi turistike. 

 

Në fshatrat e bregdetit për shembull, ne kemi bërë konkurrencë, përballë tyre kemi ndërtuar fshatrat e reja me vila dhe apartamente dhe kemi reduktuar shumë mundësinë e restaurimit të këtyre fshatrave, në fshatra të vërtetë turistikë. Për rrjedhojë ato do të shuhen se është e vështirë që të kesh dhe këtë dhe atë.

 

Soko

Ligji për investimet strategjike koperturën e kishte të mirë, por qëllimi fshihet poshtë kapakut. U pa qartë që në momentin e parë që u la hapur një dritare e vogël. Ishte një proces shumë intrigues, e gjitha u kthye si një intrigë. 

 

Ky ligj nuk kishte fare të bënte me atë që u reklamua. Ne kemi pasur probleme me investitorët e huaj që nga viti 2016. Nuk dukeshin në horizont investime të huaja dhe për këtë arsye qeveria tha se ne duam të incentivojmë investimet e huaja, për të ndërtuar fabrika prodhuese. Ne na duhet një ligj që këtyre investitorëve të hiqet një pjesë e shpenzimeve, që ta bëj më atraktivë vendin. 

 

Ligji duhet të kishte synim nxitjen e prodhimit. Që këtu te mos përcaktimi në ligj i investitorëve prodhues, është hileja. Sepse nuk ka nevojë turizmi për ndihmë, turizmi e nxjerr vetë veten. Unë ndihmoj ato sektorë të ekonomisë ku ka ngërç. Se ku ka biznes ka biznes. Se do vesh të investosh në Qeparo dhe do ndihmë nga shteti... Ligji u përdor për të marrë prona. 

 

Madje për investitorin strategjik shteti u fut garantor për marrjen e tokës. Jo të thoshte që ti si investitor pronën blije vetë, se ti je investitori strategjik, fitimin e merr tij. nuk merr asgjë shteti nga investitori strategjik. Nuk është si koncensioni investimi strategjik, se koncensioni në fund i takon shtetit. U lanë këto dritaret e vogla hapur, se u bë që tu ulej kostoja atyre që po zaptojnë bregdetin. 

 

Nuk u punua për turizmin, këta bënë vila për veten e tyre. Te Vlora Marina dhe Porti i Durrësit do bëhen pallate, nuk ka lidhje me turizmin. Lekët po shkojnë për të ndërtuar para me kosto të ulët. Në Durrës-Marina kemi katër godina, dy prej tyre janë zhytur në rërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy