
Pas vizitës së sotme të pesë emisarëve të BE dhe SHBA në Kosovë e Serbi, flitet për një plan të ri për asociacionin, ndonëse emisarët nuk dhanë detaje.
Lidhur me këtë, analisti Andi Bushati në një intervistë për MCN lajme, thotë se me të drejtë kryeministri Albin Kurti, ka insistuar që prioritet është siguria e Kosovës e më pas normalizimi i marrëdhënieve.
Kryeministri Kurti tha shprehimisht që siguria prevalon mbi normalizimin e marrëdhënieve, pra përdori këtë ter, s e gjithë marrëveshjes se nënshkruar në shkurt, dhe aneksi i saj i nënshkruar në Ohër në mars, quhet marrëveshje për normalizimin në mes dy vendeve.
Kryesisht negociatorët e marrëveshjes kanë marrë një marrëveshje me 11 pika e cila e detyron shtetin e Serbisë ta njoh de-facto shtetin e Kosovës, pasaportat, diplomat, targat, integritetit territorial të vendit, por të gjitha këto duket që negociatorët i kanë lënë mënjanë dhe vetëm, vënë theksin te pika e Asociacionit. Kjo qasje që pamë sot është një qasje pas e çuditshme sepse duket sikur nuk ka ndodhur fare ngjarja e Banjskës dhe sulmi terrorist athje.
Me atë që ndodhi atje Serbia ka treguar që ka shkelur dy nene të marrëveshjes, atë që prezumon që palët ti zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësor dhe e dyta, atë që Serbia njeh sovranitetin territorial të Kosovës. Duke i zgjidhur gjerat me aksione terroriste dhe të armatosur, Serbia e ka dhunuar marrëveshjen dhe tani i kërkohet Kosovës respekto ti marrëveshjen sepse duhet të firmosësh asociacionin.
Përsa më lart, analisti Bushati shpjegon faktin se pse Kosova duhet të jetë më e rezervuar që ta pranojë Asociacionin.
Çfarë rreziku ka kjo dhe pse Kosova duhet të jetë shumë e rezervuar ta pranojë?
Kjo ka rrezikun se ngjarjet që ne pamë në veri , dominimi i fashistëve te Listës serbe dhe Radojcicit mbi veriun, nëse atyre u jepet Asociacioni pra ne e lemë Asociacionin në duart e një grupi ekstremistësh që nuk ka për qëllim të kujdeset për popullsinë lokale të Kosovës por ti shërbej agjendës se Vucici që të mbaje ndezur tensione në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi.
Në këtë kuptim i takon Kosovës ti bëj rezistencë kësaj gjëje, prandaj Kurti i thotë siguria në fillim, pra të jemi të sigurt e pastaj shkojmë të normalizimi dhe asociacioni.
Bushati konsideron se në tërë këtë situatë të trazuar, Kosovën po e rëndon përkëdhelja që BE dhe SHBA i bëjnë Vuçiçit që të mos shkojë nga Putini.
Ajo që po e rëndon sot Kosovën nuk është as Lajcak e as Borell, të cilët i kritikon Kurti.
Sot Kosovën po e rëndon një qasje e amerikanëve dhe evropianëve për të përkëdhelur Vuçiçin për të mos e lënë atë të shkojë drejt Putinit.
Dhe për këtë po i bihet në qafë Kosovës, duke i thënë të vetëm kërkesë që ka Vucici, nga plani me 11 pika të marrëveshjes, i thuhet vete, Asociacionin urgjent pranoje. Në këtë kuptim nuk është faji as i Lajcak as i Borell.
Kemi një vullnet perëndimor për ti ‘rënë në qafë’ Kosovës, apo për ti bërë mirë Beogradit apo regjimit të Vucicit. Prandaj dhe situata për Kosovën nuk është aq e lehtë sepse nuk është çështje e dy personave sado legjitim ose jo legjitime, por është një qasje e perëndimit qe duhet thyer.



