Të mbash panda gjigante kushton shumë shtrenjtë, aq sa një kopsht zoologjik finlandez ka vendosur të dërgojë dy ekzemplarë në Kinë më shumë se tetë vite pas marrëveshjeve të nënshkruara.
Fati i Lumit dhe Piry-t u shënua nga rritja e inflacionit dhe kostot e larta të mirëmbajtjes.
Që kur mbërritën në vitin 2018, në vazhdën e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët për mbrojtjen e kafshëve, kopshti zoologjik Ahtari ka investuar mbi 8 milionë euro në objektin ku jetojnë kafshët së bashku me 1.5 milionë në vit për mirëmbajtjen e tyre, duke përfshirë një taksë të paguar në Kinë.
Një kosto e konsideruar e tepërt e cila bëri që drejtuesit e kopshtit zoologjik të shkurtojnë qëndrimin e pandave gjigante dhe në vend të 15 viteve të parashikuara, ato do të kthehen në Kinë.



