Përfundon investimi, fshati Shënavlash me rrjet të ri të kanalizimeve të ujërave të ndotura

Përfundon investimi, fshati Shënavlash me rrjet të ri të kanalizimeve të ujërave të ndotura

Fshati Shënavlash është lidhur me rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të ndotura dhe bëhet fshati i parë që tashmë i dërgon këto ujëra drejt impantit të trajtimit që gjendet në këtë zonë.

Investimi me fonde të buxhetit të shtetit ka përfunduar pak kohë më parë dhe së fundmi është kryer dhe kolaudimi.

Projekti në fjalë u prezantua në kuadër të projekteve për 100 fshatrat turistikë dhe ai ka një rëndësi të madhe pasi në këtë fshat nuk ka pasur fare rrjet kanalizimesh të ujërave të zeza.

Firma zbatuese e punimeve ka ndërtuar rrjetin kryesor të kanalizimeve, rrjetin sekondar dhe terciar, me gjatësi totale prej15.3 km.

Gjithashtu janë ndërtuar edhe 420 puseta kontrolle si dhe 6200 pika lidhje në të gjithë zonën ku është zbatuar projekti.

Pas këtij investimi, brenda këtij viti do të fillojë edhe ndërhyrja për rehabilitimin e ujësjellësit të fshatit me synim që ai të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Investimet në fjalë iu vijnë në ndihmë një popullsie prej rreth 3500 banorësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy