Gjermania hedh poshtë aludimet të opozitës: Ministri Gabriel përcolli në Shqipëri qëndrimin e qeverisë

Gjermania hedh poshtë aludimet të opozitës: Ministri Gabriel përcolli në Shqipëri qëndrimin e qeverisë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë sqaron e pyetur nga Deutsche Welle kërkesën në Tiranë të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel drejtuar opozitës në Shqipëri.

Kërkesa që ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i bëri opozitës në Shqipëri që ajo t’i japë fund bojkotit të Parlamentit ka shkaktuar debat në Shqipëri.

Në disa artikuj në shtyp dhe në forume në internet kjo kërkesë po karakterizohet si kërkesë që buron nga përkatësia e ministrit të Jashtëm gjerman në partinë socialdemokrate gjermane.

Sugjerohet se ajo duhet parë si një pozicion partiak i ministrit Gabriel dhe jo si pozicion i qeverisë gjermane.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj pyetjes së Deutsche Welles, nëse në deklaratën e ministrit të Jashtëm Gabriel për opozitën në Shqipëri kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë gjermane ndaj zhvillimeve në Shqipëri apo me një deklaratë nga pozita partiake të ministit të Jashtëm gjerman.

Nga Ministria e Jashtme gjermane iu transmetua Deutsche Welle-s se kërkesa e ministrit të Jashtëm Gabriel opozitës shqiptare për t’i dhënë fund bojkotit të Parlamentit dhe që opozita të shfrytëzojë rrugët e parashikuara në kushtetutën e Shqipërisë, është qëndrimi i qeverisë federale gjermane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy