Kikia: Basha me vulën në xhep edhe në një zyrë dhomë e kuzhinë do jetë kryetar i PD (VIDEO)

Kikia: Basha me vulën në xhep edhe në një zyrë dhomë e kuzhinë do jetë kryetar i PD (VIDEO)

Zhvillimet brenda Partisë Demokratike analisti Mentor Kikia i cilësoi si serial të cilit nesër me protestën e thirrur nga ish-lideri Sali Berisha i mbaron seria e fundit e serialit të parë.

Në një intervistë për MCN TV, Kikia tha se marrja e selisë nuk nënkupton marrjen e partisë, po nuk të bën drejtues të partisë.

Pavarësisht se Berisha dhe mbështetësit e tij do të hyjnë në selinë blu ditën e nesërme, ashtu siç edhe kanë paralajmëruar, sipas Kikisë Basha me vulën në xhep dhe në një zyrë tjetër dhomë e kuzhinë do jetë kryetar i PD.

Intervista:

Përpara se të ndalemi te deklaratat konkrete, a është do shohim nesër serinë e fundit të sagës Berisha-Basha?

Kikia: Nëse do shikojmë gjithë zhvillimin si produksion me disa seriale nesër do jetë seria e fundit e serialit të parë. Marrja e selisë nuk nënkupton marrjen e partisë, nuk të bën drejtues të partisë. Selia është shndërruar në një sfidë mes Berishës dhe Bashës. Berishës i duhet ta marrë selinë për të mbajtur gjallë adrenalinën e mbështetësve të tij. Të dyja palët po shkojnë drejt së paimagjinueshmes.

Nuk do të ketë dhunë këmbëngul Berisha, ju e besoni? Si mund ta nxjerrë Bashën paqësisht nga selia?

Kikia: Ata do të futen në selinë e partisë. Mendoj se do futeshin edhe nëse do ishin prej xhami edhe me dyer të blinduara. Kjo do jetë simbolike dhe kjo bëhet për të triumfuar këtë etapë. PD po shkon drejt çarjes dhe kjo nuk ka dyshim por kush do të quhet PD? Basha me vulën në xhep dhe në një zyrë tjetër dhomë e kuzhinë do jetë kryetar i PD. Besoj se pavarësisht mënyrës dua që kjo të marrë fund për faktin se kjo histori ka mbërthyer median, politikën, diplomatët, njerëzit. Kjo histori duhet të marrë fund që qytetarët ti kthehen normalitetit dhe media me qeverisjen. Opozita ka prodhuar dinamikë dhe ka eklipsuar gjithçka. Nuk pres konfrontime fizike. Do ketë mjete për të hapur dyert me forcë.

Basha pretendon të kundërtën, se Berisha do të përdorë dhunën si instrument të fundit. A mund t’i rezistojë Lulzim Basha kësaj përplasjeje të dhunshme?

Kikia: Hyrja do jetë një veprim force mbi ndërtesën. Përplasja fizike nuk i intereson askujt, aq më pak Berishës. Gjithçka do varet nëse do kërkohet ndihma e policisë në momentin e çmontimit të dyerve, nëse policia ndërhyn nuk e dimë se si mund të shkojë.

Në rast se më 9 janar Lulzim Basha do të vijojë të qëndrojë në zyrë, a mund të flasim për fundin politik të Sali Berishës?

Kikia: Jo, por është një goditje për Berishën brenda PD. Njerëzit aty janë të paduruar për të parë zhvillime. Nëse do merret kohë për këtë situatë dhe do mbahet pezull kjo do të çojë në uljen e tempit dhe do demotivojë demokratët që ndjekin Berishën. Të dyja palët pretendojnë se janë ata të ligjshmit i ka mbetur në dorë një gjykatësi që ka një patate të nxehtë në duar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy