Blair me pushime në Dhërmi? Takim në vilën qeveritare me Ramën

Blair me pushime në Dhërmi? Takim në vilën qeveritare me Ramën

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair zbarkoi në vendin tonë mbasditen e së mërkurës, por këtë rradhë raportohet se ka ndërmend të kalojë pushimet verore. Blair ka zbritur nga bordi i një helikopteri, rreth orës 18:30, në fushën e stadiumit të qytetit të Himarës.

 

Gjithashtu mësohet se menjëherë pas mbërritjes në vendin tonë Blair është pritur në vilën qeveritare të Dhërmiut nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Ish – kryeministri britanik dhe njëkohësisht këshilltar i qeverisë Rama pritet të kalojë disa ditë në Rivierën Shqiptare.

 

Por prania dhe impenjimet e Tony Blair në Shqipëri tashmë mund të konsiderohen rutinë, madje pak kohë më parë ka drejtuar edhe një mbledhje të Këshillit të Ministrave, por Shqipëria si destinacion e pushimeve të tij përbën ende lajm.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy