Procesi për Berishën, Meksi: SPAK nuk duhet të sillte çështjen në këtë pikë, gjithçka është një lojë politike (VIDEO)

Procesi për Berishën, Meksi: SPAK nuk duhet të sillte çështjen në këtë pikë, gjithçka është një lojë politike (VIDEO)

Avokati dhe juristi Redon Meksi i ftuar në FactCheck në MCN ka komentuar lidhur me procesin e Sali Berishës për të cilin u shpreh që është njohur që ditën e parë me vendimin dhe ka pasur dyshimet e tij se SPAK nuk duhet ta kishte çuar çënjtjen deri në këtë pikë.

Ai tha se e gjitha është një lojë politike dhe se ishte totalisht e parashikueshme që masa do të ndryshonte.

Sipas tij, për Berishën kërkohet masë arresti dhe nuk dënohet me burg, ndërsa theksoi se si arrest shtëpie dhe me burg në thelb është heqje lirie.

Jam njohur që ditën e parë kur doli vendimi për detyrim paraqitje dhe heqja e pasaportës dhe kisha dyshim se procedura nuk ishte bërë ashtu si duhej, SPAK nuk kishte pse ta çonte çështjen deri në këtë pikë, që më pas të kalonte nën kushtetuese në këtë formë dhe të kthente të gjithë procedurën ën antikushtetuese më pas. Gjithashtu Kuvendi nuk veproi në momentin e duhur pra ta dërgonte çështjen në gjykatë kushtetuese, por priti deri në këto momente, pra kuvendi në fund ishte varur drejtpërdrejtë nga vullneti i Berishës.

Kuvendi në fund të fundit duhet të dinte kush i ka kompetencat gjykata apo vetë kuvendi. Për mua kjo është një lojë politike sepse la gjithçka në tym ajër dhe gjithë këto veprime që kryhen bëhen me dashje sepse gjyqtarët e njohin shumë mirë ligjin dhe ishin të qartë se kjo do sillte këto pasoja.

Por dihet që kjo do ndodhte parashikohej duke njohur Berishën, por dhe mundësitë që kishte SPAK të bënte pas kësaj. Berisha dhe grupi i tij pretendojnë se kjo u ngrit mbi një vendim antikushtetues dhe këtë s’duhet të lejonte SPAK të ndodhte që në fillim duhet ti ishte drejtuar kuvendit.

I pyetur se kuvendi pritet të dalë me një vendim në 18 dhjetor sa i përket imunitetit mund të ketë një përplasje juridike, Meksi tha se për sa kohë që gjykata kushtetuese nuk është shprehur për pezullim, parlamenti mund të vijojë procedurën.

Duhet vendim i gjykatës për pezullim që të mos vijohet më tej me procedurën. Masa e arrestit burg apo shtëpie në fund  të ditës është heqje lirie, por burgun Berisha e ka të vështirë të ndodh sepse kemi një nen që parashikon se mbi 70 vjeç nuk mund të jepet masa arrest me burg por do çohet në arrest shtëpie, por në të dyja format arrest quhet si në burg dhe shtëpi sepse është heqje lirie.

Nëse SPAK do duhet të vepronte vërtetë mund ta bënte në 2020 sepse ai kërkon provueshmërinë nëse ka marrë para apo jo por për këto ka kaluar afati se nga çasti i kryerjes së veprës deri në çastin e marrjes së të pandehur ka një afat kohor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy