Guidat, Hoxha: Pagat nisin nga 70 euro dita

Guidat, Hoxha: Pagat nisin nga 70 euro dita

Jetmira Hoxha, agjente turistike, shpjegoi në studion e MCN Economy si përgatiten guidat dhe cilat janë përvojat me turistët që vizitojnë vendin. Ajo tha se për shkak të fluksit të lartë të turistëve gjatë sezonit që po mbyllet, një numër i madh të rinjsh janë angazhuar në këtë profesion.

Pagesat variojnë nga çfarë kërkojnë. Fillon nga 70 euro dita brenda Tiranës, jashtë saj nga 100 euro. Duhet më së pari të njohin mirë historinë e vendit. Ndër pyetjet që na bëhen më shumë është pse ka depozita uji mbi ndërtesa, pse ndërtohet kaq shumë në Shqipëri. Ka programe ditore dhe programe disaditore. Guidat zgjidhen në varësi të programit.

Kam vënë re gjatë këtij sezoni turistik që guidat këtë periudhë kanë qenë të zëna. Këtë vit e kemi tejkaluar kapacitetin akomodues. Ndaj të rinjtë kanë gjetur një mundësi për t’u marrë me diçka.

Hoxha tha se për shkak të mënyrës si është pasqyruar Shqipëria në mediat e huaja pas ‘90s, guidave u bie detyra e evidentimit të aspekteve pozitive të vendit tonë.

E dimë pak a shumë se çfarë pyetjesh do na vijnë. Por lexojnë anën tonë të errët: trafikimi, korrupsioni. Nuk lexojnë p.sh. bashkëjetesën fetare. Me operatorët që kemi kontakte, ne bëjmë programin paraprakisht. Përcaktohen aty të gjitha, që nga nisja, itinerari.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy