Një ndërhyrje e rrallë është realizuar në një spital në Torino. Një vajzë 6-vjeçare, e cila ka lindur me një anomali të zhvillimit të veshkës, i është nënshtruar një operacioni që është kryer për herë të parë në botë. Teknika innovative ka të bëjë me transplantimin e veshkës në vend të shpretkës.
Vogëlushja ka lindur me anomali të veshkës dhe keqformim të enëve të gjakut në pjesën abdominale, çka i ka shkaktuar për vite me radhë problem me konsumin e lëngjeve dhe urinimin.
Heqja e shpretkës dhe vendosja e veshkës në vend të saj, i lejon kësaj të përdorë efektivisht enët e shpretkës.



