Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.
Ndëshkohen me masë administrative 3 000 lekë, 645 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndërkohë që 7 qytetarë kanë refuzuar të tregojnë mjetin e indentifikimit dhe u shoqëruan në komisariat.
Masë administrative 1 000 000 lekë, për një lokal që nuk respektoi masat anticovid.
Si rezultat i thyerjes së karantinës dhe lëvizjes pas orës 22:00 janë gjobitur gjithashtu edhe 7 qytetarë me vlerën e 10 000 lekëve.
Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10 000 lekë secili, 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.



