
Klientët që kanë detyrime ndaj OSHEE kanë mundësinë t’i likuidojnë ato përmes disa skemave të reja që operatori i shpërndarjes së energjisë ka propozuar së fundmi.
Përfitues të këtyre skemave janë abonentët familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë, të cilët fitojnë të drejtën për të lidhur akt-marrëveshje për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022.
Këta klientë duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme.
Në skemat e aktmarrëveshjeve, që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.
Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE Group në datë 15 shkurt 2024, pas shqyrtimit të propozimit nga administratori i OSHEE Group, zoti Enea Karakaçi.
Secila kategori përfituesish ka lehtësime të ndryshme, të cilat përshkallëzohen në varësi të kategorisë së klientit dhe masës së mbartur të debisë që ka secili prej tyre. Masat lehtësuese janë gjithashtu të ndryshme, duke filluar nga: këstet fikse mujore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për klientët familjar, falje ose lehtësim i kamatëvonesave në varësi të periudhës së shlyerjes dhe skema e kësteve të ndryshueshme, në varësi të masës së detyrimit për kategorinë e klientëve buxhetor dhe jo buxhetor.
Biznesit të vogël, në mënyrë të veçantë i ofrohet lehtësi shtesë në skemën e shlyerjes së kamatë-vonesave.
Më konkretisht, përfitimet për secilën kategori klientësh janë si më poshtë:
|
Vlera e detyrimit |
Numri maksimal i kësteve |
|
100,000-300,000 lekë |
24 këste |
|
300,001-500,000 lekë |
48 këste |
|
500,001-800,000 lekë |
60 këste |
|
800,001-1,000,000 lekë |
84 këste |
|
mbi 1,000,000 lekë |
120 këste |
OSHEE Group miratoi po ashtu skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2022. Klientët, që shprehin vullnetin t’i likuidojnë njëherësh të gjitha detyrimet e prapambetura me 1 (një) këst, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masa të ndryshme, sipas kategorive më poshtë:
Akt-marrëveshjet lidhen në qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE Group dhe FSHU.



